SHOQËRIA KRIJUESE

Projekt ndërkombëtar

Jeta e njeriut përbën Vlerën më të Lartë
#creativesociety
SHOQËRIA KRIJUESE është një projekt ndërkombëtar që bashkon njerëz nga mbi 180 vënde mbi baza vullnetare. Qëllimi i projektit është kalimi, në mënyrë ligjore dhe paqësore, brënda një kohe sa më të shkurtër, në një format të ri krijues të shoqërisë në mbarë botën, ku jeta njerëzore do të përbëjë vlerën më të lartë.

Si lindi Shoqëria Krijuese?

Sondazhi më i madh social vullnetar, i kryer gjatë dhjetë viteve, zbuloi një kërkesë reale për një format të ri të shoqërisë. Përgjigjet e miliona njerëzve në 180 vënde të ndryshme konfirmuan se prioriteti më i lartë në shoqëri duhet të jetë vlera e jetës njerëzore.

Secilit pjesëmarrës në sondazhin social iu drejtua e njëjta pyetje: “Në çfarë lloj bote do të dëshironit të jetonit?” Në bazë të përgjigjeve, u formuan 8 Shtylla dhe u bënë baza për ndërtimin e një shoqërie të një formati të ri të quajtur Shoqëria Krijuese. Për ta zbatuar atë, aktualisht njerëz nga e gjithë bota po bashkohen dhe po ndërmarrin veprime në kuadër të projektit me të njëjtin emër.

Kush qëndron prapa projektit të Shoqërisë Krijuese?

Miliona njerëz nga kultura, kombësi, fe dhe besime të ndryshme, të cilët duan të ndryshojnë botën tonë për mirë dhe dinë ta bëjnë këtë në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Çdo ditë, numri i njerëzve të tillë vazhdon të rritet.

Njerëz nga e gjithë bota, të cilët organizohen dhe veprojnë në mënyrë rigoroze brënda kornizës ligjore, të bashkuar nga një synim i përbashkët: të krijojnë kushte të denja për një jetë paqësore dhe të begatë për mbarë njerëzimin dhe brezat e ardhshëm.

Kush e financon projektin e Shoqërisë Krijuese?

Të gjitha veprimet dhe aktivitetet në kuadër të projektit të Shoqërisë Krijuese kryhen vetëm nga vetë pjesëmarrësit e projektit, me iniciativën e tyre, me zgjedhjen dhe vullnetin e tyre dhe me fondet e tyre.

Projekti i Shoqëria Krijuese nuk ka llogari bankare, financa apo pronë, nuk grumbullon fonde dhe nuk sjell asnjë fitim.

Shoqëria Krijuese është një projekt tërësisht i bazuar në vullnetarë që vepron brënda kornizës ligjore. Ai përfaqëson vetëm interesat e njerëzve dhe jo të shteteteve, partive apo organizatave specifike.

Pse kemi nevojë për Shoqërinë Krijuese në mbarë botën?

Formati i Shoqërisë Krijuese nevojitet në mbarë botën sepse është i vetmi model që:

Ofron zgjidhje për të gjitha krizat globale, përfshirë krizën klimatike;
Siguron një të ardhme pa luftëra, konflikte, dhunë, varfëri apo uri;
I mundëson njerëzimit të përparojë me shpejtësi dhe në mënyrë paqësore në një fazë të re të zhvillimit evolucionar;
Garanton sigurinë, shëndetin, mirëqënien dhe zhvillimin e gjithanshëm të çdo individi.

A është e mundur të ndërtohet një Shoqëri Krijuese në një vënd të vetëm apo në një aleancë të disa vëndeve?

Sot, vëndet e botës janë të ndërlidhura ngushtë dhe të ndërvarura. Prandaj, përpjekja për të krijuar një format krijues të shoqërisë në një vënd të caktuar apo edhe në një aleancë të disa vëndeve nuk do të ishte e zbatueshme.

Ndërtimi i Shoqërisë Krijuese është i mundur vetëm kur i gjithë njerëzimi merr pjesë njëkohësisht në të gjithë botën. Përpara se të miratohet një vendim pozitiv në një referendum botëror, vëndet singulare mund të deklarojnë vetëm qëllimin e tyre për kalimin në Shoqërinë Krijuese. Nëse këto vënde ose një grup vëndesh përpiqen të kalojnë vetë në Shoqërinë Krijuese, siguria e tyre si dhe mirëqënia e popullsisë së tyre mund të rrezikohet. Ata do të bëheshin të prekshëm dhe të pambrojtur ndaj vëndeve që nuk e kanë përqafuar ende Shoqërinë Krijuese.

8 Shtyllat e Shoqërisë Krijuese

8 Shtyllat e Shoqërisë Krijuese janë ato që dëshirojnë njerëzit nga e gjithë bota. Këto janë vlerat themelore të Shoqërisë Krijuese që mund të bëhen baza e së drejtës dhe legjislacionit ndërkombëtar në të gjitha vëndet përmes shprehjes së ligjshme të vullnetit të njerëzve në referendumin botëror.
1.Jeta e Njeriut

Jeta e njeriut është vlera më e lartë. Jeta e çdo njeriu duhet të mbrohet si e vetës tënde. Qëllimi i shoqërisë është të sigurojë dhe garantojë vlerën e jetës së çdo Njeriu. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asgjë më të vlefshme se jeta e një njeriu. Nëse një njeri është i vlefshëm, atëherë të gjithë njerëzit janë të vlefshëm!

2.Liria e Njeriut

Çdo njeri lind me të drejtën për të qënë njeri. Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë. Gjithkush ka të drejtë të zgjedhë. Nuk mund të ketë askënd dhe asgjë në Tokë mbi një Njeriun, lirinë dhe të drejtat e tij. Zbatimi i të drejtave dhe lirive të njeriut nuk duhet të cënojë të drejtat dhe liritë e të tjerëve.

3.Siguria e Njeriut

Askush dhe asgjë në shoqëri nuk ka të drejtë të krijojë kërcënime për jetën dhe lirinë e një Njeriu!

Çdo Njeriu i garantohet sigurimi falas i nevojave thelbësore të jetës, duke përfshirë ushqimin, strehimin, kujdesin mjekësor, arsimimin dhe sigurimin e plotë shoqëror.

Aktivitetet shkencore, industriale dhe teknologjike të shoqërisë duhet të synojnë ekskluzivisht përmirësimin e cilësisë së jetës njerëzore.

Stabiliteti ekonomik i garantuar: pa inflacion dhe kriza, çmime të qëndrueshme dhe të njëjta në mbarë botën, një njësi e vetme monetare dhe një taksë minimale fikse ose pa taksë.

Siguria e njeriut dhe e shoqërisë nga çdo lloj kërcënimi sigurohet nga shërbimi i unifikuar global që merret me situatat urgjente.

4.Transparenca dhe hapja e informacionit për të gjithë

Çdo njeri ka të drejtë të marrë informacion të besueshëm për lëvizjen dhe shpërndarjen e fondeve publike. Çdo Njeri ka akses në informacione për statusin e zbatimit të vendimeve të shoqërisë.

Mas-mediat i përkasin ekskluzivisht shoqërisë dhe pasqyrojnë informacionin në mënyrë të vërtetë, të hapur dhe të ndershme.

5.Ideologjia krijuese

Ideologjia duhet të synojë popullarizimin e cilësive më të mira njerëzore dhe ndalimin e çdo gjëje që drejtohet kundër Njeriut. Prioriteti kryesor është prioriteti i njerëzimit, aspiratat e larta shpirtërore dhe morale të një Njeriu, humanizmi, virtyti, respekti reciprok dhe forcimi i miqësisë.

Krijimi i kushteve për zhvillimin dhe edukimin e një Njeriu me “N” të madhe, kultivimi i vlerave morale në çdo person dhe shoqëri.

Ndalimi i propagandës së dhunës, dënimi dhe denoncimi i çdo forme përçarjeje, agresioni dhe manifestimi antinjerëzor.

6.Zhvillimi i Personalitetit

Çdo person në shoqërinë krijuese ka të drejtën e zhvillimit të gjithanshëm dhe përmbushjes personale.

Arsimi duhet të jetë falas dhe i arritshëm për të gjithë. Krijimi i kushteve dhe zgjerimi i mundësive që njeriu të zbatojë aftësitë dhe talentet e tij krijuese.

7.Drejtësi dhe barazi

Të gjitha burimet natyrore i përkasin njerëzve dhe janë të shpërndara në mënyrë të drejtë midis të gjithë njerëzve. Ndalohet monopolizimi i burimeve dhe përdorimi i paarsyeshëm i tyre. Këto burime shpërndahen në mënyrë të drejtë midis qytetarëve të të gjithë Tokës.

Një Njeriut i garantohet punësimi nëse ai ose ajo dëshiron. Pagesa për një pozicion, specialitet ose profesion të njëjtë duhet të jetë e njëjtë në të gjithë botën.

Everyone has the right to private property and income, however within the limits of the individual's capitalization amount set by the society.

8.Shoqëria vetëqeverisëse

Koncepti i “fuqisë” në Shoqërinë Krijuese mungon, pasi përgjegjësia për shoqërinë në tërësi, zhvillimin e saj, kushtet e jetesës dhe formatin harmonik i takon çdo Njeriu.

Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë në menaxhimin e punëve të Shoqërisë Krijuese dhe në miratimin e ligjeve që synojnë përmirësimin e jetës njerëzore.

Zgjidhja e çështjeve të rëndësishme shoqërore dhe ekonomike, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetës së njeriut, paraqitet për diskutim publik dhe votim (referendum).

Shënim për 8 Shtyllat
Në Shoqërinë Krijuese, falë prezantimit të një modeli të ri të ekonomisë dhe teknologjive të reja, nuk do të ketë nevojë për përdorimin e parave. Prandaj, disa dispozita të 8 shtyllave të Shoqërisë Krijuese, të cilat rrjedhin nga ekzistenca e marrëdhënieve monetare, do të jenë të rëndësishme vetëm në periudhën e tranzicionit për në Shoqërinë Krijuese.

Çfarë ofron Shoqëria Krijuese për çdo Person në Planet?

Formati krijues i shoqërisë hap perspektiva dhe mundësi të jashtëzakonshme për çdo individ.
Për të siguruar zbatimin e plotë të Shoqërisë Krijuese, është e nevojshme futja e një modeli të ri të ekonomisë dhe teknologjive të reja, si dhe riorganizimi i shumë proceseve në shoqëri. Prandaj, nevojitet një periudhë tranzicioni për në Shoqërinë Krijuese, e cila sipas vlerësimeve paraprake mund të zgjasë nga 5 deri në 6 vjet. Tashmë gjatë periudhës së tranzicionit për tek Shoqëria Krijuese, çdo person nga e drejta e lindjes do të marrë përfitimet e mëposhtme:
Të ardhura bazë mujore universale ekuivalente me 10,000 USD për çdo të rritur;
Një pagesë e njëhershme e barabartë me 100,000 USD me lindjen e fëmijës së parë, 200,000 USD me lindjen e fëmijës së dytë, e kështu me radhë. Një pagesë mujore e barabartë me 5000 USD për çdo fëmijë deri në 6 vjeç përfshirëse dhe 7000 USD për një fëmijë nga 7 vjeç deri në moshën madhore;
Banesa e bollshme dhe e rehatshme pa pagesë në pronësi private me një sipërfaqe minimale prej 650 square feet (60 metra katrorë) për person;
Kujdes shëndetësor me cilësi të lartë në mbarë botën, pa pagesë;
Arsim me cilësi të lartë kudo në botë, pa pagesë;
Ditë pune katër orëshe, katër ditë pune në javë, me paga po aq të larta në mbarë botën për pozicione, specialitete dhe profesione të njëjta. Pushime me pagesë jo më pak se 30 ditë kalendarike të paktën dy herë në vit;
Një botë e sigurt pa luftëra, konflikte, krime dhe korrupsion;
Stabiliteti i garantuar ekonomik: pa inflacion, dështime ekonomike ose kriza; çmime të qëndrueshme fikse në mbarë botën;
Nuk ka taksa për individët, bizneset e vogla dhe të mesme;
Përdorimi i pakufizuar i shërbimeve komunale (gaz, energji elektrike, ujë, ngrohje, etj.) për individë, pa pagesë;
Anulimi i të gjitha borxheve dhe kredive, përfshirë hipotekat;
Udhëtim pa viza dhe lëvizje të pakufizuar në mbarë botën;
Përparime në teknologjitë e fundit që përmirësojnë jetën e njeriut, të arritshme për të gjithë në çdo pjesë të botës.

Si do të ofrohen këto përfitime në Shoqërinë Krijuese për çdo Personi në Planet?

Në Shoqërinë Krijuese, një standard i lartë jetese do të sigurohet për çdo person në planet përmes një modeli plotësisht të ri të ekonomisë që nuk ka analogë në historinë njerëzore. Ky model është zhvilluar dhe propozuar nga ekspertë nga e gjithë bota dhe do të transformojë jetën tonë që në ditën e parë të zbatimit të tij.
Ju mund të njiheni me këtë model duke parë një video prezantimi të detajuar të përcjellë publikisht në Forumin Ndërkombëtar “Kriza Globale. Ka një Rrugëdalje”

Duke pasur parasysh se në Shoqërinë Krijuese shumë përfitime i ofrohen një personi nga e drejta e tij që në lindje, çfarë kërkohet nga një individ?

Në Shoqërinë Krijuese, një person merr përfitime dhe avantazhe të shumta. Kjo kërkon pjesëmarrjen aktive të çdo individi në aktivitetet shoqërore përmes punës, kontributit intelektual dhe talentit të tij. Në Shoqërinë Krijuese, individët kutivojnë vetveten dhe sjellin përfitime për të gjithë shoqërinë si pjesë përbërëse e saj.
Pjesëmarrja aktive dhe e përgjegjshme e individëve në administrimin e çështjeve shoqërore dhe miratimin e ligjeve dhe vendimeve për çështje të rëndësishme, kyçe të jetës shoqërore është e domosdoshme. Kjo sepse Shoqëria Krijuese është i vetmi format shoqëror ku autoriteti nuk i delegohet askujt, por zbatohet nga vetë njerëzit, nga çdo individ në mbarë botën përmes vetëqeverisjes së plotë: vendimmarrjes kolektive në një Platformë të vetme Zgjedhore mbarëbotërore.
Kështu, në Shoqërinë Krijuese, nuk do të ketë koncept të “pushtetit mbi njerëzit” pasi pushteti do t'i përkasë efektivisht të gjithëve. Vetë njerëzit do të zgjidhin kolektivisht çështjet globale dhe lokale.

Pse nuk duhet të krahasohet formati i Shoqërisë Kreative me modelet e tjera

të cilat janë zbatuar më parë, madje edhe atyre që janë zhvilluar teorikisht, por nuk janë zbatuar? Sepse në të gjitha modelet e tjera të organizimit shoqëror, pushteti i një pakice mbi shumicën e njerëzve ruhej gjithmonë ose në formë të fshehtë ose haptazi. Ndërsa në Shoqërinë Krijuese, askush nuk do të jetë kurrë në gjëndje të uzurpojë pushtetin ose t'ua heqë atë njerëzve, sepse funksioni i pushtetit do të shpërndahet në mënyrë të barabartë midis të gjithë njerëzve nëpërmjet vetëqeverisjes.

Për më shumë detaje se si do të funksionojë vetëqeverisja në Shoqërinë Krijuese, shikoni videon e prezantuar në Forumin Ndërkombëtar “Kriza globale. Ka një rrugëdalje”:

Si mund të ndërtohet Shoqëria Krijuese në mbarë botën në vitet e ardhshme?

Ekziston një plan konkret me dy faza për ndërtimin e Shoqërisë Krijuese. Të dyja fazat e ndërtimit të Shoqërisë Krijuese kryhen në përputhje me normat ndërkombëtare dhe legjislacionin kombëtar.
1
Faza e Informimit
Duke ushtruar të drejtat dhe liritë e tyre, njerëzit informojnë të tjerët mbi Shoqërinë Krijuese. Në këtë mënyrë krijohet një kërkesë publike legjitime dhe paqësore për ndërtimin e Shoqërisë Krijuese në mbarë botën. Sa më shpejt që shumica e njerëzve ta formojë këtë kërkesë, aq më shpejt do të jetë e mundur të kalohet në fazën tjetër të ndërtimit të Shoqërisë Krijuese.
2
Faza e Përgatitjes dhe Aplikimit të referendumit botëror
Pasi shumica e njerëzve në të gjitha vëndet e botës të mbështesin Shoqërinë Krijuese, do të përgatitet dhe mbahet një referendum botëror për të miratuar modelin krijues të zhvillimit si të vetmin e pranueshëm dhe të nevojshëm për mbijetesën e njerëzimit.
Në përgatitje për referendumin botëror, do të zhvillohet dhe miratohet kuadri i nevojshëm ligjor dhe teknik për organizimin e tij.

Pyetja e mëposhtme do të paraqitet për votim në referendumin botëror:

a e mbështesin njerëzit kalimin e gjithë njerëzimit nga formati konsumator i shoqërisë në atë krijues dhe bashkimin e të gjithë njerëzimit në një qytetërim të vetëm — Shoqërinë Krijuese?

Një vendim pozitiv do të nënkuptojë:

miratimi i 8 shtyllave të Shoqërisë Krijuese si dispozita themelore e Kushtetutës botërore;

miratimi i një platforme të vetme zgjedhore në mbarë botën si organi më i lartë qeverisës në Tokë;

caktimi i datës së fillimit të periudhës së tranzicionit për në Shoqërinë Krijuese.

Sapo të miratohet një vendim pozitiv në referendumin botëror, njerëzit do të fillojnë të zbatojnë drejtpërdrejt pushtetin e tyre, ndërsa politikanët do të bëhen zbatues të vullnetit të njerëzve. Kjo do të thotë se miratimi i ligjeve, emërimi, kontrolli dhe tërheqja e të gjithë zbatuesve, si dhe të gjitha vendimet e tjera të rëndësishme shoqërore, do të bëhen ekskluzivisht nga vetë njerëzit duke votuar mbi Platformën e vetme Zgjedhore mbarëbotërore. Kjo platformë është një bazë legjislative, që do të thotë, burimi i vetëm i statuteve të detyrueshme me të cilat njerëzimi do të jetojë.

Çfarë mund të bëni për të filluar të jetoni në Shoqërinë Krijuese sa më shpejt të jetë e mundur?

Bashkohuni me miliona njerëz në mbarë botën që tashmë veprojnë dhe informojnë komunitetin tuaj, të njohurit dhe të huajt në një mënyrë legjitime mbi formatin e Shoqërisë Krijuese. Këto veprime janë të nevojshme për të krijuar një kërkesë publike mbarëbotërore për ndërtimin e Shoqërisë Krijuese. Sa më shpejt që shumica e njerëzve në planet të ndërgjegjësohet se kushte të mira jetese janë të mundshme për të gjithë, aq më shpejt do të bëhet referendumi botëror.

Nëse në referendumin botëror shumica e njerëzve vendosin të ndryshojnë formatin e shoqërisë nga konsumeriist në krijues, pas rreth 6 muajsh do të fillojë periudha e tranzicionit për në Shoqërinë Krijuese, e cila, sipas llogaritjeve paraprake, mund të zgjasë nga 5 deri në 6 vjet. Me përfundimin e saj, ne do të hyjmë në një epokë të re të Shoqërisë Krijuese.

Vlen të përmëndet se shumë përfitime dhe privilegje do të bëhen të disponueshme për njerëzit që nga dita e parë e periudhës së tranzicionit: të gjithë do të kenë një jetë të sigurt, të begatë dhe të qëndrueshme në liri.

Si mund të bëheni pjesëmarrës
në Projektin e Shoqërisë Krijuese?

Nëse ndani informacionin për Shoqërinë Krijuese, qoftë edhe thjesht duke komunikuar se projekti ekziston, ju tashmë jeni pjesëmarrës në të. Nëse e mbështetni projektin, mund të përdorni metoda të ndryshme të informimit mbi Shoqërinë Krijuese, siç janë paraqitur këtu:

Dizenjot me logon e Shoqërisë Krijuese:

Pamje

Dëshironi t'i informoni të gjithë për Shoqërinë Krijuese më Shpejt dhe më me Efikasitet, në mënyrë që ajo të Vijë më Shpejt?

Bashkohuni me Qëndrat ekzistuese të Koordinimit në rajonin tuaj ose, nëse ato nuk ekzistojnë ende, mund ta krijoni vetë një të tillë. Kjo do të sigurojë informim më efektiv dhe do të çojë në një ndërtim më të shpejtë të Shoqërisë Krijuese.
Qëndra juaj e Koordinimit nënkupton njerëz që marrin përsipër përgjegjësinë për të informuar banorët e shtëpisë, rrugës, lagjes ose qytetit tuaj mbi Shoqërinë Krijuese dhe veprojnë mbi baza vullnetare, në përputhje me ligjet lokale.
Nëse dëshironi t'i bashkoheni një Qëndre Koordinuese ekzistuese ose të na njoftoni për hapjen e një Qëndre Koordinimi, ju lutemi na kontaktoni në [email protected]

Roli i politikanëve
në Ndërtimin e Shoqërisë Krijuese

Politikanët, duke përfshirë anëtarët e partive politike dhe liderët e vëndeve, kanë mundësi të konsiderueshme për të informuar mbi Shoqërinë Krijuese për shkak të aktiviteteve të tyre profesionale, pozitave, publicitetit dhe famës. Përfshirja e politikanëve në informimin mbi Shoqërinë Krijuese do të përshpejtojë ndjeshëm procesin e ndërtimit të Shoqërisë Krijuese.

Pjesëmarrësit e projektit të Shoqërisë Krijuese mund të përdorin çdo mjet ligjor për të mbështetur ata politikanë që informojnë në mënyrë aktive për Shoqërinë Krijuese.

Duhet mbajtur parasysh se politikanët që mbështesin Shoqërinë Krijuese dhe veprojnë si vullnetarë të projektit, edhe nëse kanë pushtet, mbështetje të shumicës dhe aftësi reale për të ndryshuar legjislacionin, përfshirë kushtetutën e vëndit të tyre, janë kryesisht të detyruar të mbrojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe interesat e vëndit të tyre, interesat e popullit të tij, si dhe të partisë së tyre nëse zgjidhen si përfaqësues të saj.

Për më tepër, politikanët në vëndin e tyre dhe në arenën ndërkombëtare mund të përdorin vetëm metoda të ligjshme për të informuar mbi Shoqërinë Krijuese dhe për të kontribuar në ndërtimin e saj të shpejtë. Bazuar në aftësitë e vëndit të tyre, ata mund të inkorporojnë edhe shtylla të caktuara të Shoqërisë Krijuese në Kushtetutën kombëtare vetëm në mënyrë të ligjshme dhe me mbështetjen e njerëzve, por vetëm nëse kjo nuk dëmton njerëzit, të drejtat dhe liritë e tyre; nuk rrezikon apo dobëson vëndin ekonomikisht, politikisht, socialisht, kulturalisht apo në asnjë mënyrë tjetër; nuk shkatërron sistemin shtetëror dhe nuk shkakton humbje të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të vëndit; nuk e bën vëndin më pak konkurrues dhe nuk e çon atë në pasoja të tjera negative.

Këto paralajmërime janë për faktin se një vënd i tillë do të vazhdonte të ndërvepronte me vënde të tjera që mbeten në formatin konsumator që bazohet në politika të pandershme, agresive dhe militante. Kështu, përpara se të miratohej formati krijues i shoqërisë në referendumin botëror, ky vënd nuk do të ishte në gjëndje të siguronte zbatimin as të shtyllës kryesore të Shoqërisë Krijuese - vlerës së jetës njerëzore. Me rastin e paraqitjes së çfarëdo ndryshimi, politikanët janë të detyruar që para së gjithash të kujdesen për mirëqënien e vëndit të tyre dhe të qytetarëve të tij.

Nga ana tjetër, njerëzit që mbështesin Shoqërinë Krijuese duhet të respektojnë ligjet aktuale të vëndit të tyre dhe të mos kërkojnë që politikanët të prezantojnë përfitimet e Shoqërisë Krijuese në vëndin e tyre të rrespektiv nëse kjo mund të ketë pasoja negative për njerëzit dhe vëndin në tërësi. Zbatimi i plotë i të gjitha shtyllave dhe përfitimeve të Shoqërisë Krijuese është i mundur vetëm pasi të jetë miratuar vendimi për ndërtimin e Shoqërisë Krijuese në referendumin botëror.

Cilat përfitime, avantazhe dhe mundësi të tjera do të marrë çdo individ në Shoqërinë Krijuese?

Ju mund t'i mësoni të gjitha detajet rreth Shoqërisë Krijuese nga Forumet Ndërkombëtare Online që janë përkthyer në 150 gjuhë të botës:
Kriza globale. Mbijetesa jonë është në Unitet | Forumi Ndërkombëtar Online 12.11.2022
Kriza globale. Ka një rrugëdalje | Forumi Ndërkombëtar Online 22.04.2023